Bota

Shtyhet sërish shpallja e kryeministrit të ri të Francës, vendimi i Macron merret të premten

Lajmin e njoftoi Pallati Elysee. Presidenti Macron tha dy ditë më parë se dëshiron të emërojë kreun e ri të qeverisë brenda 48 orëve të ardhshme.

12 Dhjetor 2024, 21:52 Nga N.F
Shtyhet sërish shpallja e kryeministrit të ri të Francës,
Macron

FRANCË- Njoftimi i emrit të kryeministrit të ri të Francës, nga presidenti francez Emmanuel Macron që pritej të bëhej sonte, është shtyrë për në mëngjesin e së premtes. Lajmin e njoftoi Pallati Elysee. Presidenti Macron tha dy ditë më parë se dëshiron të emërojë kreun e ri të qeverisë brenda 48 orëve të ardhshme.

Qeveria e re do të zëvendësojë atë të Michel Barnier, i cili u votua javën e kaluar nga parlamenti, duke e zhytur Francën në krizën e dytë të madhe politike në gjashtë muaj. Është shtyrja e dytë në shpalljen e emrit, pasi fillimisht i kishte bërë të ditur Elysée se shpallja do të bëhej ditën e martë.

macron france

Sondazh

Poll