Bota

Ish-informatori i FBI-së pranon se gënjeu për marrëdhëniet e biznesit të Hunter Bidenit me një kompani energjetike ukrainase

Pranimi i fajësisë do të shmangë zhvillimin e gjyqit për Alexander Smirnovin, i cili u arrestua më herët këtë vit. Pretendimet e Smirnov për rolin e Hunter Biden-it në kompaninë “Burisma Holdings” ishin vendosur prej vitesh në epiqendër të vëmendjes së Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe aleatëve të tij.

12 Dhjetor 2024, 21:45 Nga E. D
Ish-informatori i FBI-së pranon se gënjeu për
David Weiss

SHBA- Një ish-informator i FBI-së, që u akuzua nga Prokurori i Posaçëm David Weiss se pati gënjyer për Presidentin Joe Biden dhe marrëdhëniet e aluduara të biznesit të djalit të tij Hunter me një kompani energjetike ukrainase, do të pranojë fajësinë për një nga akuzat për krijimin e një deponimi fals në një hetim federal, thuhet në dokumentet e dorëzuar në gjykatë.

Pranimi i fajësisë do të shmangë zhvillimin e gjyqit për Alexander Smirnovin, i cili u arrestua më herët këtë vit. Pretendimet e Smirnov për rolin e Hunter Biden-it në kompaninë “Burisma Holdings” ishin vendosur prej vitesh në epiqendër të vëmendjes së Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe aleatëve të tij.

Smirnov akuzohej se bëri deklarata të rreme për FBI-në, gjatë rrëfimit të dy takimeve nga vitet 2015-2016, se drejtues biznesi të lidhur me kompaninë “Burisma” i patën thënë se e punësuan Hunter Biden-in “për të na mbrojtur, nëpërmjet babait të tij, nga të gjitha llojet e problemeve”.

Ai gjithashtu akuzohet për pretendimin e rremë se drejtuesit e kompanisë “Burisma” i paguan secilit nga 5 milionë dollarë, Joe Biden-it dhe Hunter Biden-it, gjatë presidencës Biden. Këto akuza ishin ndër pretendimet që ndihmuan për ndërtimin e dosjes për përpjekjet e pasuksesshme të Dhomës së Përfaqësuesve me shumicë republikane, për një proces hetimor me qëllim ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit Biden.

Sipas kushteve të marrëveshjes së arritur për pranimin e fajësisë, zoti Smirnov do të pranojë fajësinë edhe për tre akuza për shmangie të taksave në vitet 2020-2022. Gjatë kësaj periudhe, zoti Smirnov nuk raportoi të ardhura në shumën prej 2.1 milionë dollarësh. Ai mund të dënohet nga 4-6 vite burg, sipas legjislacionit amerikan.

david weiss

Sondazh

Poll