Bota

Qeveria e re e Sirisë pezullon kushtetutën dhe parlamentin për tre muaj

Gjithashtu ajo tha se një takim do të mbahej të martën midis ministrave të Qeverisë së Shpëtimit dhe ish-ministrave të administratës së al-Asad për të kryer transferimin e pushtetit.

12 Dhjetor 2024, 19:11 Nga E. D
Qeveria e re e Sirisë pezullon kushtetutën dhe parlamentin për
Obaida Arnaout

SIRI- Obaida Arnaout, zëdhënësi i ri i qeverisë së Sirisë, thotë se do të krijohet një komitet gjyqësor dhe i të drejtave të njeriut për të shqyrtuar kushtetutën dhe më pas për të futur ndryshime. Gjithashtu ai tha se një takim do të mbahej të martën midis ministrave të Qeverisë së Shpëtimit dhe ish-ministrave të administratës së al-Asad për të kryer transferimin e pushtetit.

“Kjo periudhë kalimtare do të zgjasë tre muaj. Prioriteti ynë është ruajtja dhe mbrojtja e institucioneve,” tha ai. 

Duke folur në selinë qendrore të televizionit shtetëror, tashmë të kapur nga autoritetet e reja rebele, Arnaout u zotua se do të krijonin shtetin e ligjit. I pyetur për liritë fetare dhe personale, ai tha se rrespektojnë diversitetin fetar dhe kulturor në Siri dhe se do të mbeten të pandryshuara.

“Të gjithë ata që kryen krime kundër popullit sirian do të gjykohen në përputhje me ligjin”, përfundoi Arnaout. 

obaida arnaout

Sondazh

Poll