Bota

Sulmet izraelite në Siri/ Blinken: Po sigurohen që armët të mos bien në duart e gabuara!

Ndërsa duke komentuar mbi bombardimet e ushtrisë izraelite të depove të armëve, Blinken tha se Izraeli nuk dëshiron që pajisjet e ushtrisë siriane të bien në duart e gabuara, siç janë ekstremistët apo terroristët. 

12 Dhjetor 2024, 19:23 Nga DOSJA

Sulmet izraelite në Siri/ Blinken: Po sigurohen që armët të

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi sot kundër shpërthimit të konflikteve të reja në Siri, disa ditë pasi rebelët islamikë rrëzuan Bashar al-Assad. Duke folur nga Akaba, Jordani, ku zhvilloi bisedime për situatën në Siri, Blinken iu referua veprimeve ushtarake turke dhe izraelite në tokën siriane në ditët e fundit.

“Për sa i përket shumë aktorëve që kanë interesa reale në Siri, është gjithashtu shumë e rëndësishme, në këtë kohë të veçantë, të sigurohemi që të mos shpërthejnë konflikte të reja”, tha ai.

Ndërsa duke komentuar mbi bombardimet e ushtrisë izraelite të depove të armëve, Blinken tha se Izraeli nuk dëshiron që pajisjet e ushtrisë siriane të bien në duart e gabuara, siç janë ekstremistët apo terroristët. 

Sekretari amerikan, i cili do të takohet nesër në Turqi me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, tha gjithashtu se ndërsa PKK është një kërcënim i vazhdueshëm për Ankaranë, në të njëjtën kohë "ne duam të shmangim ndezjen e konflikteve të reja". Ai shtoi se milicia kurde siriane SDF (Forcat Demokratike Siriane) e mbështetur nga SHBA-ja luajti një rol kyç në betejën kundër Shtetit Islamik.

antony blinken siri

Sondazh

Poll