Bota

Ceremonia e betimit në janar/ Trump nuk fton Putin, por i dërgon ftesë Xi Jinping

Dmitry Peskov tha sot se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump nuk e ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin të marrë pjesë në ceremoninë e tij në Uashington muajin e ardhshëm. 

12 Dhjetor 2024, 17:34 Nga E. D
Ceremonia e betimit në janar/ Trump nuk fton Putin, por i dërgon
Vladimir Putin dhe Donald Trump

SHBA- Kremlini ka njoftuar se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në betimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, ceremonia do të zhvillohet më 20 janar 2025. 

Dmitry Peskov tha sot se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump nuk e ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin të marrë pjesë në ceremoninë e tij në Uashington muajin e ardhshëm. 

“Jo, ai nuk ka marrë ftesë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet nëse Trump i kishte bërë ftesë Putinit për të marrë pjesë në ceremoninë e transferimit të pushtetit më 20 janar në Kapitol.

Gjithashtu bëhet e ditur se Trump ka ftuar udhëheqësin kinez Xi Jinping në betimin e tij menjëherë pasi ai u zgjodh në fillim të nëntorit. Por ende nuk është e qartë nëse Xi e ka pranuar ftesën. 

 

vladimir putin donald trump

Sondazh

Poll