12 Dhjetor 2024, 17:20
Nga E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka falur 39 amerikanë të dënuar për vepra të padhunshme penale, si dhe ua ka zbutur dënime gati 1.500 njerëzve të tjerë. Shtëpia e Bardhë tha se ky është numri më i madh i faljeve presidenciale brenda një dite të vetme. Ajo nuk i ka bërë të ditur emrat e njerëzve të falur. Bideni tha se do të ndërmarrë më shumë hapa të tillë në javët e ardhshme dhe se do të vazhdojë t’i shqyrtojë kërkesat për falje.
“Amerika u ndërtua mbi zotimin për dhënien e mundësisë dhe shansit të dytë. Si president, kam nderin të tregoj mëshirë për njerëzit të cilët kanë dëshmuar pendesë dhe rehabilitim, duke ua dhënë mundësinë amerikanëve të marrin pjesë në jetën e përditshme dhe të kontribuojnë në komunitetet e tyre, dhe duke ndërmarr hapa për t’ua hequr dënimet të dënuarve për vepra të padhunshme, posaçërisht atyre të dënuar për drogë”, tha Biden në një komunikatë.
Bideni e mori këtë vendim disa javë pasi e fali djalin e vet, Hunter, i cili po ndiqej penalisht për vepra penale në lidhje me armën dhe taksat. Bideni është duke u përballur me trysni nga grupet avokuese për të falur më shumë njerëz, përfshirë ata të dënuar me vdekje, para se presidenti i zgjedhur Donald Trump ta marrë detyrën në janar.
Njerëzit e falur të enjten kanë qenë të dënuar për krime të padhunshme, si droga, dhe e kanë ndryshuar jetën për mirë, thanë avokatët e Shtëpisë së Bardhë. Në të kaluarën, presidenti i kishte falur 21 njerëz dhe ua kishte zbutur dënimin 122 të tjerëve. Ai fali gjithashtu të dënuar për përdorimin dhe posedimin e marihuanës në tokat federale dhe në Distriktin e Kolumbisë, dhe fali ish-anëtarët e ushtrisë amerikane të dënuar për shkelje të ndalesës, që është shfuqizuar tashmë, të seksit homoseksual në ushtri.
joe biden
Bota
12 Dhjetor 2024, 16:37
E. D
Travis Timmerman
SIRI- Një amerikan është gjetur nga rebelët në një nga burgjet e regjimit të rrezuar të Basha...
Bota
12 Dhjetor 2024, 16:39
N.F
Autori
SERBI- Autori i vrasjes së 9 personave në fshatrat Dubona dhe Malo Horaje është dënuar me 20 vjet bur nga autorietet s...
Bota
12 Dhjetor 2024, 16:22
E. D
Mark Rutte
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte lëshoi një paralajmërim të madh ...
Bota
12 Dhjetor 2024, 16:17
E. D
foto ilustruese
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha ligjvënësve mbrëmë (të mërkurën në mbr&eum...
Bota
12 Dhjetor 2024, 15:55
E. D
pamje nga vendngjarja
SIRI- Mijëra trupa dhe mbetje trupash janë gjetur këtë mëngjes pranë Damaskut nga gazetarët ...
Bota
12 Dhjetor 2024, 15:18
E. D
pamje nga burgu
SIRI- Prezantuesja e lajmeve të Sky News Yalda Hakim ka vizituar burgun famëkeq Sednaya. Sipas Sky News dhjetëra mij&eu...
Bota
12 Dhjetor 2024, 14:27
ZH.LL
Mbreteresha Elizabeth
BRITANI- Elizabeth II u nda nga jeta më 8 shtator 2022 në moshën 96-vjeçare dhe ishte monarkja më jetë...
Bota
12 Dhjetor 2024, 14:21
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump është shpallur "Personi i Vitit" i revistës Time për vitin...
Bota
12 Dhjetor 2024, 14:17
ZH.LL
Netanyahu-Sullivan
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është takuar në Jeruzalem me Këshilltarin e Sigurisë Kombë...
Bota
12 Dhjetor 2024, 13:06
ZH.LL
protestat-Vucic
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se pajtohet me kërkesat e protestuesve vetëm një di...