Bota

I zhdukur që në maj, amerikani gjendet në burgun e regjimit të Bashar al-Assad: Pasi rebelët morën kontrollin e Damaskut dy burra thyer derën e burgut me një çekiç

 Siç raportohet 30-vjeçari i dentifikuar si Travis Timmerman ishte arrestuar rreth shtatë muaj më parë pasi kishte hyrë në vend në këmbë.

12 Dhjetor 2024, 16:37 Nga E. D
I zhdukur që në maj, amerikani gjendet në burgun e regjimit
Travis Timmerman

SIRI- Një amerikan është gjetur nga rebelët në një nga burgjet e regjimit të rrezuar të Bashar al-Assad. Siç raportohet 30-vjeçari i dentifikuar si Travis Timmerman ishte arrestuar rreth shtatë muaj më parë pasi kishte hyrë në vend në këmbë. Timmerman ishte zhdukur në kryeqytetin hungarez Budapest në maj. Gjithashtu ai u gjet nga banorët pranë kryeqytetit Damask.

Po ashtu Timmerman është shprehur se një ditë pasi rebelët morën kontrollin e Damaskut dhe rrëzuan Assadin, dy burra të armatosur me një çekiç kanë thyer derën e burgut. 30-vjeçari tha se u largua nga burgu me një grup të madh njerëzish dhe po përpiqej të shkonte në Jordani.

Ai tha se pati disa momente frike kur doli nga burgu, duke shtuar se që atëherë ishte më i shqetësuar për të gjetur një vend për të fjetur. Megjithatë, Timmerman thotë se është trajtuar relativisht mirë, duke thënë se ndihet mirë dhe është ushqyer. Ai tha se përgjatë dënimit të tij, rreth 3 javë më parë u lejua që të kontaktonte me familjen e tij. 

“Mendova se rojet ishin ende atje, kështu që mendova se lufta mund të kishte qenë më aktive, por pasi dolëm, nuk pati rezistencë, nuk pati luftime të vërteta. Unë ndihem mirë. Jam ushqyer dhe kam pirë ujë, kështu që ndihem mirë," tha ai. 

travis timmerman siri

Sondazh

Poll