Aktualitet

Thoma Jano zgjidhet zv/Prokuror i Përgjithshëm, Olsian Çela: Në 2020 ‘luftë’ pastrimit të parave

30 Dhjetor 2019, 12:03 Nga DOSJA
Thoma Jano zgjidhet zv/Prokuror i Përgjithshëm, Olsian Çela:

Tiranë- Pas zgjedhjes së Olsian Çelës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është caktuar edhe zv/Prokuror i Përgjithshëm. Mësohet se në këtë post është zgjedhur Thoma Jano.

Mësohet se në mbledhjen e sotme të Prokurorisë së përgjithshme Olsian Çela është shprehur se sfida në 2020 është lufta për hetimin e pastrimit të parave. Ai u shpreh më tej se gjatë 2020-tës do të “dixhitalizojmë dosjet hetimore, ulim kostot e rrisim eficencën”.

Kush është Thoma Jano?

Jano në vitin 1997 ka qenë kreu i Prokurorisë së Tiranës. Ai ka mbajtur postin si zv.ministër të Rendit Publik për të drejtuar sektorin e hetimeve në kohën kur Fatos Nano drejtonte qeverinë.

Më vonë, Jano ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, kur ky institucion drejtohej nga  Theodhori Sollaku dhe më pas nga Ina Rama.  Ndërsa më vonë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, e emëroi Janon në sektorin e përgjimeve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet olsian cela thoma jano zv/prokuror i përgjithshëm olsian cela thoma jano zv/prokuror i përgjithshëm

Sondazh

Poll