Sport

Gjermania nderon legjendën Beckenbauer, i vendos emrin Superkupës!

Edicioni i parë i trofeut me emrin e ri do të mbahet më 16 gusht të 2025-ës.

11 Dhjetor 2024, 19:49 Nga DOSJA
Gjermania nderon legjendën Beckenbauer, i vendos emrin Superkupës!

GJERMANI - Federata Gjermane e Futbollit dhe Liga Gjermane e Futbollit kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur që të ndryshojnë emrin e Superkupës së Gjermane, e cila që tani e tutje do të jetë “Kupa Franc Bekenbauer”.

Lajmin e bënë me dije mediet gjermane, të cilat kanë njoftuar se nga finalizimi i marrëveshjes mungon shumë pak, vetëm disa detaje. Edicioni i parë i trofeut me emrin e ri do të mbahet më 16 gusht të 2025-ës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll