Sport

Mourinho pas humbjes ndaj Bilbaos: “Nuk mund të komentoj reagimin e tifozëve…”

Samet Akaydin, qendërmbrojtësi që bëri një gabim që çoi në golin e parë të Athletic Bilbao, u fishkëllye… Skuadra e trajnerit portugez humbi (0-2) në shtëpi

11 Dhjetor 2024, 19:46 Nga DOSJA

Mourinho pas humbjes ndaj Bilbaos: “Nuk mund të komentoj reagimin e

TURQI - José Mourinho ka komentuar humbjen 0-2 të Fenerbahçes në shtëpi, ndaj Athletic Bilbaos, në xhiron e gjashtë të Europa League.

“Mendoj se të gjithë ata që e ndoqën ndeshjen, e panë se çfarë ndodhi. E nisëm lojën shumë mirë. Ishte një lojë e ngjashme me Manchester United. E nisëm shumë mirë, kundërshtari kishte vështirësi. Pra, ne bëmë gabime.

Situata ndryshoi pas kësaj. Në pjesën e parë ne vazhduam të luajmë mirë. Rezultati 0-1 në pjesën e parë nuk ishte i drejtë. Pasi u reduktuan në 10 lojtarë, loja mbaroi për ne”,- ka thënë ai duke folur për TRT Spor.

Trajneri portugez ka komentuar edhe fishkëllimat e tifozëve të Fenerbahçes ndaj Samet Akaydin, qendërmbrojtësit që bëri një gabim që çoi në golin e parë të Athletic Bilbaos.

“Nuk mund të komentoj reagimin e tifozëve. Ata janë baza e këtij klubi. Unë jam dikush që i shërbej klubit. Nuk mund t'i kritikoj. Ne e bëmë këtë gabim. Ne ishim ata që e bëmë gabimin, jo Samet (Akaydin)”,- është shprehur ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll