Bota

VIDEO/ Ukrainasit godasin depon e naftës në rajonin Bryansk të Rusisë

Siç raportohet depoja është një komponent kyç i infrastrukturës energjetike të Rusisë, e cila luan një rol të rëndësishëm në furnizimin e Evropës me naftë.

11 Dhjetor 2024, 19:16 Nga E. D
VIDEO/ Ukrainasit godasin depon e naftës në rajonin Bryansk të
pamje nga vendngjarja

RUSI- Dronet ukrainase kanë goditur një depo nafte në rajonin Bryansk të Rusisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në objekt. Siç raportohet depoja është një komponent kyç i infrastrukturës energjetike të Rusisë, e cila luan një rol të rëndësishëm në furnizimin e Evropës me naftë.

Gjithashtu depoja është e lidhur me tubacionin strategjik Druzhba, një nga tubacionet më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në botë për transportin e naftës. Tubacioni Druzhba, që në gjuhën ruse do të thotë “miqësi”, është një arterie kryesore që dërgon pothuajse të gjithë naftën ruse dhe kazake në tregjet evropiane. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll