Bota

"Maqedonia e Veriut duhet të qëndrojë e fokusuar tek qëllimi", Lajçak nga Shkupi: Anëtarësimi në BE është kërkues! Kërkon kompromise historike

Ai shprehet se mesazh i tij ka qenë i qartë dhe se anëtarësimi në BE është një proces kërkues dhe se kërkon kompromise historike.

11 Dhjetor 2024, 17:21 Nga N.F

 

"Maqedonia e Veriut duhet të qëndrojë e fokusuar tek
Takimi

 

SHKUP- Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Shkup ku ka marrë pjesë në një organizim të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Lajçak pas takimit ka reaguar përmes një postimi në "X" ku ka ndarë mesazhin e tij të cilin e ka transmetuar edhe gjatë qëndrimit të tij në Shkup.

Ai shprehet se mesazh i tij ka qenë i qartë dhe se anëtarësimi në BE është një proces kërkues dhe se kërkon kompromise historike. Lajcak ka thënë se Maqedonia e Veriut duhet të qëndrojë e fokusuar në këtë synim.

“Mesazhi im ishte i qartë: Anëtarësimi  në BE është kërkues, kërkon kompromise historike dhe ka nevojë që e gjithë shoqëria të ketë sukses. Maqedonia e Veriut duhet të qëndrojë e fokusuar tek qëllimi”, ka shkruar Lajcak.

maqedoni e veriut be lajcak

Sondazh

Poll