Bota

Pas 29 vitesh në pushtet ia pasoi regjimin djalit të tij, rebelët i vendosin zjarrin varrit të Hafez al-Assad në Kardaha (VIDEO)

Hafez al-Assad sundoi Sirinë nga viti 1971 deri në vdekjen e tij në vitin 2000, kur pushteti i kaloi Bashar al-Assad. Bashar al-Assad tani ndodhet në Rusi pas rënies së regjimit të tij.

11 Dhjetor 2024, 16:01 Nga N.F
Pas 29 vitesh në pushtet ia pasoi regjimin djalit të tij, rebelët
Varri

SIRI- Varri i Hafez al- Assad i vendosur në qytetin Kardaha në veriperëndim të Sirisë është djegur nga rebelët, siç tregohet nga pamjet e publikuara në mediat sociale. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut i tha AFP se rebelët i vunë zjarrin mauzoleumit, i cili ndodhet në zemër të Latakisë, komunitetit alavit të Asadit. Videot tregojnë burrat duke ecur rreth varrit të djegur. 


Hafez al-Assad sundoi Sirinë nga viti 1971 deri në vdekjen e tij në vitin 2000, kur pushteti i kaloi Bashar al-Assad. Bashar al-Assad tani ndodhet në Rusi pas rënies së regjimit të tij. Që nga rënia e regjimit, shumë sirianë kanë hedhur statuja dhe postera të Asadit.


Varri ndodhet në majën e një kodre në një fortesë të familjes Asad ndërsa më përpara ruhej mirë. Anëtarët e tjerë të familjes janë varrosur gjithashtu në këtë varr, duke përfshirë vëllain e Basharit, Bassel, i cili do të pasonte Hafezin, por u vra në një aksident automobilistik në 1994.

 

hafez al- assad

Sondazh

Poll