Bota

Me nënshtetësi britanike por nuk do të lejohet të futet më në Angli, Lammy: Është subjekt i sanksioneve! Asma al-Assad nuk është e mirëpritur në vendin tonë

I pyetur të hënën mbrëma përpara Dhomës së Komunave, kreu i diplomacisë britanike, David Lammy, ishte i prerë në përgjigje ndërsa u shpreh se ajo nuk është e mirëpritur.

11 Dhjetor 2024, 15:28 Nga N.F
Me nënshtetësi britanike por nuk do të lejohet të futet
Asma dhe Bashar al-Assad

ANGLI- Gruaja e presidenti sirian, Asma al-Assad e kaloi gjysmën e jetës së saj në Mbretërinë e Bashkuar, shteti i të cilit është edhe shtetase. Por ajo nuk është më e mirëpritur atje. Sipas agjencive shtetërore ruse të lajmeve, 49-vjeçarja Asma së bashku me bashkëshortin e saj kanë gjetur strehim në aleatin Moskë.

Më 23 mars 2012, Bashkimi Evropian ngriu asetet e saj dhe i ndaloi asaj dhe anëtarëve të tjerë të ngushtë të familjes së Presidentit Bashar al-Assad të udhëtonin në territorin e tij si pjesë e përshkallëzimit të sanksioneve kundër qeverisë siriane. Por ajo mban një pasaportë britanike dhe zakonisht nuk i mohohet hyrje në vend. I pyetur të hënën mbrëma përpara Dhomës së Komunave, kreu i diplomacisë britanike, David Lammy, ishte i prerë në përgjigje ndërsa u shpreh se ajo nuk është e mirëpritur.

“Kam dëgjuar të thuhet ditët e fundit se Asma al-Assad, një person me nënshtetësi britanike, po përpiqet të vijë në vendin tonë. Dua të konfirmoj se është subjekt i sanksioneve dhe se nuk është i mirëpritur”, tha ai.

"Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të siguruar që asnjë anëtar i kësaj familjeje të mos mund të vendoset në Mbretërinë e Bashkuar," tha ai.

Më herët, një zyrtar i lartë i qeverisë laburiste, Pat McFadden, sqaroi se autoritetet nuk kanë pranuar një kërkesë që gruaja e Asadit të shkojë në Angli. Asma studioi Shkenca Kompjuterike në King's College në Londër dhe më pas mori një diplomë në Letërsi Franceze. Më pas ajo kreu Masterin e saj në Administrim Biznesi dhe mori një punë në Deutsche Bank dhe më pas në JP Morgan. Megjithatë, ajo hoqi dorë nga puna kur u martua.

Majin e kaluar, presidenca siriane njoftoi se Asma vuante nga leuçemia, pasi kishte kaluar tashmë një trajtim për kancerin e gjirit midis 2018 dhe 2019. Ajo akuzohet nga kritikët e saj se është pasuruar përmes Sirisë Trust për Zhvillim, një shoqatë bamirëse që ajo themeloi që mbledh shumicën e fondeve të saj nga jashtë. Me burrin e saj, ajo gjithashtu mori kontrollin e disa pjesëve të ekonomisë siriane përmes përfaqësuesve. Në vitin 2020, Asma u vu në shënjestër të sanksioneve të SHBA-së dhe më pas Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo e quajti atë një nga përfitueset më të mëdhenj të luftës në Siri.

asma al-assad bashar al-assad

Sondazh

Poll