11 Dhjetor 2024, 15:10
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Donald Trump ka sinjalizuar se dëshiron të shmangë përfshirjen në Siri pas rrëzimit të Presidentit Bashar al-Assad nga një grup kryengritësish. Megjithatë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara, presidenti i zgjedhur mund të ketë nevojë të balancojë qëndrimin e tij me qëllimet Uashingtonit për mbrojtjen e Izraelit, izolimin e Iranit dhe përballjen me Rusinë, Turqinë dhe vende të tjera.
Sirianët ende po festojnë rrëzimin e presidentit Bashar al-Assad, i cili është arratisur në Moskë. E ardhmja e vendit nuk është aspak e qartë pasi fuqitë rajonale përpiqen të mbrojnë interesat e tyre.
Nga jugu, Izraeli nisi sulmet për të dobësuar atë që ka mbetur nga ushtria e aleatit të Iranit.
Në veri, rebelët e mbështetur nga Turqia morën nën kontroll një pjesë të territorit, duke detyruar kurdët sirianë të largoheshin.
Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar me shpejtësi, duke nisur sulme ajrore ndaj objektivave të Shtetit Islamik në Siri.
“Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët tanë dhe palët e interesuara në Siri për t'i ndihmuar të përballen me rreziqet”, tha Presidenti Biden.
Ndërkaq, Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump sinjalizoi se nuk dëshiron të përfshihet në Siri.
“Padyshim duket sikur bota është çmendur pak tani”, tha presidenti i zgjedhur Trump.
Lexoni edhe këtëSiria me kryeministër të përkohshëm; Mbështetet nga rebelët
Hayat Tahrir al-Sham, grupi i rebelëve që rrëzuan Assadin, është përcaktuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, zoti Trump dëshiron që Uashingtoni të mos përfshihet në konfliktit sirian. “Kjo nuk është lufta jonë”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Me këtë qëndrim u pajtua Tulsi Gabbard, e emëruara e zotit Trump për postin e drejtores së zbulimit kombëtar.
“Ai është plotësisht i përkushtuar, siç ka thënë vazhdimisht, për t'i dhënë fund luftërave, për të siguruar paqen duke treguar forcën dhe duke vënë në radhë të parë interesat e sigurisë kombëtare dhe sigurinë dhe lirinë e popullit amerikan”, thotë. znj. Gabbard.
Por me largimin e Asadit, Presidenti i zgjedhur Trump mund të ketë nevojë të balancojë qëndrimin e tij për mos përfshirje me qëllimet amerikane për të mbrojtur aleatët, si Izraeli dhe Jordania dhe për të shmangur rigjallërimin e grupeve terroriste si Shteti Islamik.
“Pengimi i organizatave të njohura terroriste nga qasja te armët kimike dhe aftësia për të vepruar në territore që nuk i ka askush nën kontroll ose në hapësirën ku ka shtete të dështuara, mendoj se është një veprim shumë i zgjuar. Unë mendoj se këtë politikë do ta vazhdojë edhe Presidenti Trump”, tha Christopher O’Leary ekspert kundër terrorizmit.
Gjatë mandatit të parë, Presidenti Trump urdhëroi sulme ndaj regjimit të Asadit në përgjigje të përdorimit të armëve kimike. Presidenti Trump megjithatë, u përqëndrua më shumë në mposhtjen e Shtetit Islamik.
Ai urdhëroi largimin e trupave amerikane nga Siria në vitin 2019, duke lënë vetëm disa qindra ushtarë amerikanë për të mbrojtur fushat e naftës.
Ai u kritikua se braktisi aleatët. Pas tërheqjes, Turqia nisi ofensivën kundër forcave kurde, që kishin luftuar së bashku me ushtarët amerikanë për të shkatërruar Shtetin Islamik në Siri.
Kësaj radhe zoti Trump tha: “Të mos përfshihemi”.
Por me kaq shumë interesa amerikane në rajon, politika e mospërfshirjes mund të jetë më lehtë të thuhet sesa të zbatohet./REL
donald trump
Bota
11 Dhjetor 2024, 15:08
r.ll
kanali ujit
KOSOVË- Prokurori Speciale ka njoftuar se po vijon hetimet dhe mbledhjen e provave në lidhje me sulmin terrorist të 29 n&e...
Bota
11 Dhjetor 2024, 15:05
E. D
Foto ilustruese
SPANJË- Të paktën gjashtë imigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të arritur n&...
Bota
11 Dhjetor 2024, 14:35
M.B
Mohammad al-Bashir
SIRIA- Kryeministri i ri i Sirisë u bëri thirrje sirianëve që kanë kërkuar strehim jashtë vendit, t&e...
Bota
11 Dhjetor 2024, 13:18
M.B
Pamje e Kremlinit
MOSKA- Rusia tha të mërkurën se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë aq konfrontuese, saqë qytetar...
Bota
11 Dhjetor 2024, 12:33
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Numri i të vrarëve në një sulm të Rusisë në një klinikë në qytetin Zaporizhja t&...
Bota
11 Dhjetor 2024, 12:05
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se rreth 2.2 miliardë raste të malaries u parandaluan q&e...
Bota
11 Dhjetor 2024, 12:03
M.B
Udhëheqësi suprem i Iranit
LINDJE E MESME- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se përmbysja e presidentit siri...
Bota
11 Dhjetor 2024, 11:05
ZH.LL
protesta
GJEORGJI- Protestuesit proevropianë u mblodhën në rrugët e Tbilisit për natën e 13-të me radhë, për t...
Bota
11 Dhjetor 2024, 08:18
ZH.LL
Meloni
ITALIA- Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni është personi më i fuqishëm në Evropë sipas gazet&e...
Bota
11 Dhjetor 2024, 08:15
M.B
Kim Yong-hyun
KOREA E JUGUT- Ish-ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun ka tentuar t'i japë fund jet&eu...