Sport

ZYRTARE/ Portugalia, Spanja dhe Maroku, do të organizojnë Kupën e Botës 2030!

FIFA konfirmon organizatorët e Botërorit 2030…

11 Dhjetor 2024, 17:44 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Portugalia, Spanja dhe Maroku, do të organizojnë Kupën e

ZVICER - Është zyrtare: kandidatura e përbashkët e Portugalisë, Spanjës dhe Marokut  për organizimin e Botërorit 2030 është konfirmuar këtë të mërkurë gjatë Kongresit të jashtëzakonshëm të FIFA-s, në Cyrih të Zvicrës.

Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, konfirmoi gjithashtu se Argjentina, Paraguaji dhe Uruguaji do të presin tri ndeshje në finale, si një mënyrë për të festuar 100-vjetorin e kompeticionit, i cili e çon ngjarjen në 6 vende dhe tre kontinente.

Atribuimi i organizimit të Kupës së Botës 2034 në Arabinë Saudite është gjithashtu zyrtar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll