Politike

"Ti nuk mund t'i mohosh tjetrit zgjedhjen!" Është ndjerë i lënduar? Berisha: E padëshirushme është, por është fenomen që ndodh

Berisha u pyet nëse është ndjerë i tradhëtuar ndonjëherë, teksa tha se nuk mund t'i mohosh tjetrit zgjedhjen. Ai shtoi se në kuadrin e kësaj që liria ka thelb zgjedhjen.

11 Dhjetor 2024, 10:19 Nga M.B
"Ti nuk mund t'i mohosh tjetrit zgjedhjen!" Është
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se ka patur rastet kur e kanë lënduar. I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV Berisha u pyet nëse është ndjerë i tradhëtuar ndonjëherë, teksa tha se nuk mund t'i mohosh tjetrit zgjedhjen. Ai shtoi se në kuadrin e kësaj që liria ka thelb zgjedhjen.

"Ka, sigurisht mund të ketë. Por nuk duhet të harrojmë kurrë se thelbi i lirisë është zgjedhja. Duhet luajaliteti, sigurisht duhet luajaliteti. Por ti nuk mund t'i mohosh tjetrit zgjedhjen. Ai bën një zgjedhje dhe në fakt po ta analizosh lirinë, në qoftë se i heq zgjedhjet si thelbin e saj ajo mbetet zbrazëtirë, mbetet shkretëtirë. Kështu që edhe kaq shumë zemërim se...keqardhje ndjen. Por në kuadrin e kësaj që liria ka thelb zgjedhjen. E padëshirushme është, por është fenomen që ndodh, njerëzor", tha ai.

sali berisha

Sondazh

Poll