Aktualitet

U kapën me 20 kg drogë, në pranga një shqiptar dhe një italian

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën çanta me mbi një kilogram kokainë, e cilësisë së lartë.

10 Dhjetor 2024, 20:47 Nga E. D
U kapën me 20 kg drogë, në pranga një shqiptar dhe një
foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në zona të njohura dhe në kopshtet e “Piazza Roma”. Siç raportohet nga mediat e huaja autoritetet fillimisht kanë arrestuar shqiptarin si shitës kokaine, por tashmë i njohur për policinë për precedentët e tij.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën çanta me mbi një kilogram kokainë, e cilësisë së lartë. Po ashtu u sekuestruan një peshore elektronike, një makinë ambalazhi me vakum dhe 2500 euro cash. Ndërsa në një ndërhyrje të dytë, efektivët arrestuan një të ri italian, i cili pasi vuri re se policia kishte rrethuar godinën ku banonte, hodhi nga dritarja një qese me mbeturina dhe 18 mijë euro në kartëmonedha 50 euro që t’i shpërqendronte.

Brenda shtëpisë së tij policia gjeti një kasafortë të fshehur që hapej vetëm me gjurmën e gishtit të të riut, raporton media italiane. Brenda saj u zbuluan 21 blloqe hashash me peshë 100 gramë secila, 6 qese gjysmë kilogramshe dhe 17 kavanoza marijuanë. Ndër objektet e sekuestruara ishin edhe tre iPhone, njëri prej të cilëve ishte i mbështjellë me fletë metalike në përpjekje për të parandaluar çdo përgjim të policisë dhe një teh çelësi.

policia italaine

Sondazh

Poll