Aktualitet

Vrasja e 33-vjeçarit në Durrës, dalin pamjet e arrestimit të autorit (VIDEO)

Viktima ishte zhdukur që me datë 2 dhjetor ndërsa familjarët kanë denoncuar rastin dy ditë më vonë me datë 4 dhjetor. Autori e ka fshehur krimin ndërsa 8 ditë pas ngjarjes është vënë në pranga. Policia më tej bën me dije se një ditë pas denoncimit nga familjarët është gjetur trupi i pajetë i të riut.

10 Dhjetor 2024, 19:55 Nga N.F
Vrasja e 33-vjeçarit në Durrës, dalin pamjet e arrestimit
Arrestimi

DURRËS- Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e sotme në Durrës. Pas kontrolleve intensive është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari. Policia bën me dije se autor i vrasjes është shoku i tij i cili e ka hedhur nga një urë. Autori 35-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme. Gjithashtu janë publikuar pamje nga momenti i shoqërimit të tij në polici.

Viktima ishte zhdukur që me datë 2 dhjetor ndërsa familjarët kanë denoncuar rastin dy ditë më vonë me datë 4 dhjetor. Autori e ka fshehur krimin ndërsa 8 ditë pas ngjarjes është vënë në pranga. Policia më tej bën me dije se një ditë pas denoncimit nga familjarët është gjetur trupi i pajetë i të riut.

 

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku 35-vjeçari ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza shokun e tij i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

vrasja e 33-vjeçarit ne durres

Sondazh

Poll