Aktualitet

Sherr mes të rinjve në shkollën “8 Marsi” në Pejë, plagoset me thikë një nxënëse, autori në pranga

Ndërkohë e plagosura është dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. 

10 Dhjetor 2024, 19:43 Nga E. D

Sherr mes të rinjve në shkollën “8 Marsi” në

PEJË- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në shkollën “8 Marsi” në Pejë. Mësohet se një nxënëse është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar i të njëjtës shkollë. Ndërkohë e plagosura është dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. 

Gjithashtu policia ka vënë në pranga të dyshuarin dhe ka sekuestruar mjetin prerës. Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

“Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, e ka arrestuar të dyshuarin dhe viktima është dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Janë shoqëruar në stacion policor dy dëshmitarë, të cilët janë intervistuar. Është konfiskuar mjeti i mprehtë thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Prokurori i Shtetit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve për të dyshuarin,” thuhet në njofimin e policisë.

plagosje me thike ne peje

Sondazh

Poll