10 Dhjetor 2024, 18:28
Nga r.ll
fiqiri meçja
TIRANË- Luis Meçja, 14-vjeçari që mbeti i plagosur në sherrin ku humbi jetën Martin Cani, u largua ditën e djeshme drejt Italisë për një trajtim më të specializuar mjekësor. Babai i Luisit tha se djali ndihet më mirë, por ka therje te pjesa e zemrës aty ku është dhe plaga kryesore. Kjo sipas tij ishte dhe arsyeja që po drejtohen drejt një spitali më të specializuar. Ai u shpreh në një intervistë për Top Channel se spitali i Traumës nuk ka firmosur që djali mund ti rikthehet sportit dhe kjo ishte dhe një nga arsyet që po e dërgojnë në Itali. I pyetur nëse kanë bërë kërkesë për pamjet e sherrit mes të miturve, ai ka treguar se iu është thënë se mund t'i marrin pas përfundimit të hetimeve. Fiqiri Meçja ka rrëfyer po ashtu, se autorin nuk e njohin as nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.
Babai i Luisit: Spitalin pothuajse e kemi gjet, qëkur kemi qenë tek Trauma e kemi biseduar këtë. Ka qenë pjesa e pasaportës së Luisit që nuk ka pasur mundësi, i ka pas mbaru pasaporta dhe duhej të rinovohej, pasi e kemi bërë çdo gjë ka qenë në rregull, prenotimin e kemi bërë po në shtet, në spital shtetëror në Bari, shpresojmë që pjesa e kurimit të jetë e mirë dhe mos të ketë shqetësim të madh. Kartelat i kemi përkthyer edhe në gjuhën italiane, për më tej do na thonë kirurgët. Luisi ndihet pak më mirë, më shumë ka therje tek pjesa e zemrës, tek plaga kryesore dhe aty vazhdimisht ndjen dhimbje dhe ne jemi të shqetësuar për këtë pjesë sepse aty ka prekjen e mushkërisë, për këtë arsye po shkojmë në një spital më të specializuar që ka mjete më të mira se sa këtu tek ne, që të heqim atë merakun se Luisi ka edhe atë ambicien e futbollit që të kthehet sa më shpejt në fushë dhe e kemi pasur të detyrueshëm që të lëvizim jashtë shtetit.
Nga ana spitalit nuk kemi problem, ata shërbimet e veta i kanë bërë në mënyrë të përkryer me aq mundësi sa kanë, por nga spitali ne nuk mund të marrim një letër të shkruar nga mjeku të vulosur dhe firmosur që Luisi nesër të dalë në fushë dhe të luajë futboll dhe kjo na vë në merak ne si prindër që të shkojmë në një spital më të mirë, që Luisi ta ketë atë letër të certifikuar nga një mjek.
Babai i Luisit: Shpresojmë që drejtësia të vihet në vend dhe shteti të bëjë më të mirën për çdo fëmijë në këtë vend. Ky ishte një konflikt mes fëmijëve, sot mund të jetë djali im, nesër mund të jetë djali i dikujt tjetër.
Keni bërë kërkesë për të parë pamjet?
Babai i Luisit: Ka bërë avokati, por na kanë thënë me mbylljen e hetimeve mund t’i keni pamjet e plota, na kanë treguar një pjesë, hyrjen dhe daljen e fëmijëve tek pjesa e parkingun, kurse pjesën finale nuk na e kanë tregu. Në lidhje me hetimet mua si person s’më kanë dhënë detaje, ndoshta mund të kenë fol me avokatin. Ai po merret me këtë pjesë tani, unë po merrem me djalin që ta kuroj dhe të jetë mirë. Ekspertizën mjekoligjore private e kemi marrë, por nuk jep detaje sepse janë të mbyllura se është bërë pas 17 ditësh. Është e kotë sepse nuk tregon rezultatin e duhur.
Në kartelën e Luisit nuk jep ndonjë specifikë të veçantë, tregon që ka pas ajër dhe rrjedhje gjaku në momentin që është paraqitur tek Trauma, ka për madhësi të ndryshe plage, por nuk është se i jep me detaje. Nuk arrin t’i specifikojë plagët. Eksperti që kemi marrë ne nuk është ekspert kriminalistik, ai bazohet vetëm në pamje të plagëve të jashtme. Nuk më duket normale një zhurmë e tillë, t’ja lejmë drejtësisë të vijojë punën e saj, kur shoh nëpër media njerëz, arrijnë në përfundim pa dalë Prokuroria.
Ka pasur përpjekje nga ana e autorit për falje?
Babai i Luisit: As nuk e njohim, pas kemi pasur asnjë lloj kontakti me atë. Edhe unë edhe djali e kemi takuar babanë e Martinit. Na tha që Luisin e konsideroj si në vend të Martinit, ata kanë qenë shumë afër me njëri tjetrin.
fiqiri meçe luis meçe
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 17:12
N.F
foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar ditën e sotme një operacion antidrogë në Novara. Mësohet se g...
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 17:25
E. D
Alba Cenko, Kastriot Cenko
GREQI- Gjykata greke la sot në paraburgim Kastriot Cenkon, i cili vrau bashkëshorten e tij me çekiç.&nb...
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 17:07
E. D
foto ilustruese
ANGLI- Tre shqiptarë janë arrestuar brenda një jave nga policia angleze, pasi u zbulua një fermë kanabisi me vler&...
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 16:52
E. D
foto ilustruese
SPANJË- Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi janë kapur duke vjedhur. ...
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 15:28
N.F
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme e shkallës së parë ka marrw vendimin ditwn e sotme duke dënuar me 4 vite shë...
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 15:25
E. D
piramida
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur te Piramida në Tiranë disa ditë më parë. Mësohet se nj&eu...
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 15:12
r.ll
foto ilustruese
MIRDITË- Një 51-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme teksa po punonte. Sipas informacion...
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 15:10
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Një komision ndërparlamentar mes BE-së dhe Kosovës i ka bërë thirrje të martën Këshil...
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 14:35
ZH.LL
policia
SHIJAK- Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Shijakut, pasi shkelën masën e sigurisë "Arrest në ...
Aktualitet
10 Dhjetor 2024, 13:47
ZH.LL
policia
MEMALIAJ- Një 46-vjeçar me iniciale L. L., është shpallur në kërkim nga policia në Memaliaj. Policia njofton s...