Aktualitet

Vrau gruan me çekiç dhe e fshehu trupin e pajetë në papafingo, gjykata greke lë në paraburgim Kastriot Cenkon

Ndërkohë 39-vjeçari, është shfaqur i penduar për krimin makabër dhe është parë duke qarë në Gjykatë.

10 Dhjetor 2024, 17:25 Nga E. D
Vrau gruan me çekiç dhe e fshehu trupin e pajetë në
Alba Cenko, Kastriot Cenko

GREQI- Gjykata greke la sot në paraburgim Kastriot Cenkon, i cili vrau bashkëshorten e tij me çekiç. Gjithashtu gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij për vrasjen e 32-vjeçares Alba Cenkos në Ampelokipi. Ndërkohë 39-vjeçari, është shfaqur i penduar për krimin makabër dhe është parë duke qarë në Gjykatë.

Ai pranoi vrasjen e bashkëshortes Alba Cenko, duke thënë se do donte të kthehej pas në kohë dhe të mos e bënte atë krim. Autori, i cili u dorëzua në Polici një javë pas krimit, pasi kishte fshehur trupin në papafingo, raportohet se përsëriti në kërkim të faljes pretendimin se nuk kishte planifikuar të vriste gruan e tij, duke përmendur se në momentin e aktit ishte në gjendje jo të mirë psikologjike.

alba cenko kastriot cenko

Sondazh

Poll