Aktualitet

Mori 1 mijë euro ryshfet për një çështje/ GJKKO dënon me 3 vite burg oficeren gjyqësore në Elbasan, dënimi i konvertohet në 4 vite shërbim prove

GJKKO doli në përfundimin se Dusha ishte fajtore për “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

10 Dhjetor 2024, 15:28 Nga N.F
Mori 1 mijë euro ryshfet për një çështje/ GJKKO
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme e shkallës së parë ka marrw vendimin ditwn e sotme duke dënuar me 4 vite shërbim prove oficeren e Policisë Gjyqësore Elbasan, Anila Dusha. GJKKO doli në përfundimin se Dusha ishte fajtore për “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Ajo u dënua me 3 vite burgim por me gjykimin e shkurtuar dhe uljen e 1/3 të tij zbriti në 2 vite izolim. Por në zbatim të nenit për pezullim të dënimit u aplikua shërbimi i provës me 4 vite, si dhe mospërfshirja në funksione publike apo administratë për 5 vitet e ardhshme. Dusha u akuzua se mori 1 mijë euro ryshfet për një çështje tek një qytetare dhe më pas u denoncua.

gjkko anila dusha

Sondazh

Poll