Sport

Vincent Kompany: “Manuel Neuer vuan nga një frakturë në brinjë", rikthimi në 2025!

“Manuel Neuer vuan nga një frakturë në brinjë. Kjo do të thotë se ai ndoshta nuk do të luajë më këtë vit”.

10 Dhjetor 2024, 13:37 Nga DOSJA
Vincent Kompany: “Manuel Neuer vuan nga një frakturë në

GJERMANI - Bayern Munich do të përballet me Shakhtior Donetsk këtë të martë (21:00) në Champions League, por do të duhet të bëjë këtë pa portierin Manuel Neuer.

Vincent Kompany njoftoi se portieri ishte jashtë për pjesën tjetër të këtij viti, për shkak të një dëmtimi në brinjë.

Në konferencën e shtypit, në prag të këtij takimi, Vincent Kompany, trajneri i Bayern Munichut, u shpreh: “Manuel Neuer vuan nga një frakturë në brinjë. Kjo do të thotë se ai ndoshta nuk do të luajë më këtë vit.

E rëndësishme është që ai po shërohet tani dhe ne shpresojmë që Manu do të kthehet me ne në fillim të janarit. Nuk është shumë keq, vetëm se me kaq shumë ndeshje, ndoshta është shumë herët për një rikthim afatshkurtër”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll