Bota

Qeveria e re në Kosovë/ Haradinaj jep zgjidhjen: Nëse i duhen votat Kurtit, ia jap unë

30 Dhjetor 2019, 06:51 Nga DOSJA
Qeveria e re në Kosovë/ Haradinaj jep zgjidhjen: Nëse i duhen

Kosovë- Ende vijojnë debatet në Kosovë për formimin e qeverisë së re. Së fundmi kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar për mediet se nëse Albin Kurtit i duhen pak vota për ta marrë postin e kryeministrit, ato do të ia garantojë AAK-në, nëse nuk arrihet një marrëveshje me LDK-në.

Sipas “Ekpress” Haradinaj ka dhënë një këshillë për Kurtin, duke u shprehur se nëse ky i fundit merr postin e kryeministrit, nuk duhet të zhgënjejë njerëzit. Ai theksoi më tej se Kurti duhet të shkojë tek Hashim Thaçi për të marrë mandatin si Kryeministër.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është ajo që përcakton se kur do të formohet Qeveria e re e jo Presidenti i Republikës.

Ndërsa në reagimin e tij Isa Mustafa, ka deklaruar në lidhje me marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje, datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhe, ai që e merr mandatin për formimin e Qeverisë.

Pak ditë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti qeveria e re ne kosove ramush haradinaj albin kurti qeveria e re ne kosove ramush haradinaj

Sondazh

Poll