Aktualitet

"U gjetën shuma të konsiderueshme parash"/ Lala zbulon detajet nga kontrollet e BKH te familjarët e Veliajt

Ajo shtoi se nuk është në gjendje të tregojë nëse shuma e parave është e njëjtë me paratë e deklaruara nga kreu i PD-së Sali Berisha. 

9 Dhjetor 2024, 20:56 Nga N.F
"U gjetën shuma të konsiderueshme parash"/ Lala zbulon
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala së fundmi ka konfirmuar se janë sekuestruar një shumë parash te qendra e Harabelit gjatë kontrolleve të BKH-së. Lala e ftuar tek emisioni "Të paekspozuar" u shpreh se gjatë kontrollit janë sekuestruar një shumë parash por pa e specifikuar sesa para janë gjetur. Ajo shtoi se nuk është në gjendje të tregojë nëse shuma e parave është e njëjtë me paratë e deklaruara nga kreu i PD-së Sali Berisha. 

Lala më tej tha se avokatët e Arjola Xoxës dhe Arbër Veliajt janë duke bëra gati një ankimim për Gjykatën e Posaçme për kontrollin e ushtruar nga BKH-ja ndërsa ata e cilësojnë të paligjshëm. Lala foli edhe për kontrollet në dy vilat e vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj dhe në kompaninë e tij "Gogel". 

"Në kuadër të një hetimi pasuror, të çelur nga SPAK, nga prokurori Olsi Dado, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme për disa kontrolle personale dhe të banesave. Gjykata e Posaëme ka firmosur disa urdhër kontrolle banesash dhe kontrolle personale. 

Hetuesit e BKH janë paraqitur të premten në mëngjes përpara vilës së Veliajt në Kodrën e Diellit, për të zbatuar vendimin e gjykatës, për kontroll personal ndaj bashkëshortes, Ajola Xoxa. Pasi kanë pritur një orë e 40 minua, kanë hyrë në banesë dhe kanë sekuestruar telefonin e Xoxës. Kanë zhvilluar kontrolle edhe në qendërën Harabel, te galeria dhe te zyra e zonjës Xoxa. Është gjetur shumë e konsiderueshme parash. Te Harabeli janë sekuestruar dokumenta, fatura, etj, të rëndësishme për hetimin.  Ky është kontrolli për bashkëshorten e zotit Veliaj. Veliaj ka qenë në Hamburg të Gjermanisë dhe është kthyer të premten në mbrëmjen.  

Sa i përket vëllait, Arbër Veliaj, Gjykata e Posaçme ka urdhëruar kontroll në dy vila, një në Kodrën e Diellit dhe tjetra në Qerret të Kavajës. Në këto vila nuk janë gjetur sende me vlerë të hetimit. Më pas ka patur kontroll pranë kompanisë Gogel, ku janë marrë dokumenta, kontrata, fatura, laptopë, që sipas hetuesve janë me vlerë për hetimin pasuror që po kryhet.

Vendimi i gjykatës nuk është ekzekutuar plotësisht, sepse ishte urdhëruar edhe sekuestrimi i celularit të Arbër Veliajt, por ai nuk ndodhej në banesë ishte në Vienë.

Mund të konfirmoj që gjatë kontrollit në qendrën Harabel, është sekuestruar një shumë e konsiderueshme por nuk jam në gjendje të them nëse është e njëjta shumë që deklaron Sali Berisha. Avokatët mbrojtës të zonjës Xoxa dhe Arbër Veliaj, kanë thënë se po bëjnë gati ankimin në gjykatë, pasi e konsiderojnë të paligjshëm kontrollin.

Konfirmoj nga burime të besuara, që është gjetur shumë e konsierueshme parash te Harabel, që i përket zonjës Xoxa, që të konfirmoj apo provojë, që këto para janë të ligjshme, para që rrjedhin nga aktivitet i ligjshëm ekonomik. Mbetet për t’u parë.

Henrik Ligori, avokati, sa i përket mos sekuestrimit të celularit të Arbër Veliaj, tha se ka dorëzuar shkresë që është i gatshëm ta dorëzojë telefonin. Megjithatë nuk mendoj se do të dorëzojë njeri celular me prova kompromentuese. Sa i përket parave duhet të presim ankimimin dhe cilat janë pikat që ankimojnë mbrojtësit", tha Lala. 

klodiana lala erjon veliaj kontrollet e bkh-se

Sondazh

Poll