Aktualitet

Djali iu kap me 270 mijë euro kokainë, momenti kur Adi Sybardhi reklamonte fitimet marramendëse nga dasmat (VIDEO)

Në një video të publikuar muzikanti reklamonte fitimet marramendëse nga dasmat. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme në një dasmë kanë fituar gati 70 milionë lekë.

9 Dhjetor 2024, 19:20 Nga N.F

Djali iu kap me 270 mijë euro kokainë, momenti kur Adi Sybardhi

Adi Sybardhi

TIRANË- Ditën e sotme janë vënë në pranga dy të rinj në Tiranë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata u kapën me 1 kg e 50 gramë kokainë, vlera e së cilës në treg mund të arrinte deri në 270 mijë euro. Të arrestuarit janë Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi.

Mësohet se ndalimi i tyre ka ardhur u ndaluan pas një hetimi 6 mujor. I arrestuari, Euxhenjo Manushi është djali i muzikantit Adriano Manushi ose siç njihet ndryshe, Adi Sybardhi. Në një video të publikuar muzikanti reklamonte fitimet marramendëse nga dasmat. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme në një dasmë kanë fituar gati 70 milionë lekë. Ai gjithashtu shprehet se çdo vit kanë nga një dasmë të madhe.

 

Adi Sybardhi ka reaguar pas arrestimit ku përmes një postimi në Facebook ka shkruar: “Xhenjo Manushi Allahu të begatoftë shpirti babit”.

adi sybardhi euxhenjo manushi

Sondazh

Poll