Politike

"Erion Veliaj nën akuzë për korrupsion"/ Klodiana Lala: Ka lidhje me një çështje tjetër që nuk ka dalë deri sot

Lala duke cituar avokatin e kryebashkiakut, ajo tha se SPAK agjentët kanë pasur urdhër që të sekuestronin dhe telefonin e kryebashkiakut, por që për shkak se nuk ishte në banesë nuk është bërë e mundur.

9 Dhjetor 2024, 22:52 Nga I.A
"Erion Veliaj nën akuzë për korrupsion"/ Klodiana Lala:
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala bërë një deklaratë të fortë teksa është shprehur se Veliaj është nën akuzën për korrupsion, për një çështje që ende nuk ka dalë. E ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Lala duke cituar avokatin e kryebashkiakut, ajo tha se SPAK agjentët kanë pasur urdhër që të sekuestronin dhe telefonin e kryebashkiakut, por që për shkak se nuk ishte në banesë nuk është bërë e mundur.

“Ka të bëjë me një çështje që s’ka dalë deri më sot. Akuza zyrtare është korrupsion. Agjentët kanë kryer kontrolle në galerinë Harabel, të Ajola Xoxës ku është sekuestruar një shumë parash. Nuk mund ta them se sa ishte shuma. Zonjës Xoxa i kanë sekuestruar telefon”, tha Lala.

klodiana lala 

Sondazh

Poll