Politike

U fut sot në listën e zezë të DASH/ Kush është ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i përfshirë në korrupsion

Sipas DASH ish-zëvendëskryeministri dhe gjyqtari Enver Bexheti janë përfshirë në korrupsion.

9 Dhjetor 2024, 22:02 Nga N.F
U fut sot në listën e zezë të DASH/ Kush është
Artan Grubi

MAQEDONIA E VERIUT- Ish-zëvendëskryeministri në RMV, Artan Grubi është shpallur ditën e sotme "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sipas DASH ish-zëvendëskryeministri dhe gjyqtari Enver Bexheti janë përfshirë në korrupsion. Më tej bëhet me dije se ata kanë pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi.

Por kush është Artan Grubi?

Grubi është një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016, Grubi kandidoj si pjesë e BDI-së dhe u zgjodh deputet i legjislaturës 2016-2020 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu ishte ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Grubi para se të futej në politikë ka punuar në shumë organizata ndërkombëtar. Ai më parë ka theksuar se ka punuar edhe në Tribunalin e Hagës. Ishte hera e parë Grubi ishte pjesë e ekzekutivit dhe mori detyrë në ekzekutiv. Ai qenë deputet në dy mandatet para se të bëhej zëvendëskryeministër.

Para se ai ti futej poltikës ka qenë funksionar partiak dhe pjesë e shoqërisë civile dhe pjesë e organizatave ndërkombëtare. Grubi gjithashtu ka punuar me organizatat ndihmëse amerikane, më pastaj ka punuar në Tribunalin e Hagës. Ai ka punuar tre vite për NATO-n në zyrën politike ku ka qenë këshilltar politik.

“Është hera e parë që jam pjesë e ekzekutivit dhe marr detyrë në ekzekutiv. Kam qenë deputet në dy mandatet e kaluara, para asaj kam qenë funksionar partiak dhe para asaj gjithsesi kam qenë pjesë e shoqërisë civile dhe pjesë e organizatave ndërkombëtare. “Zgjohu”, kam punuar me organizatat ndihmëse amerikane, më pastaj kam punuar në Tribunalin e Hagës, kam punuar tre vite për NATO-n në zyrën politike kam qenë këshilltar politik”, ka deklaruar Gurbi disa vite më parë.

artan grubi

Sondazh

Poll