Politike

U shpall "non grata" nga DASH/ Artan Grubi pranoi ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të drejtorit të UBK-së

Sipas DASH Grubi dhe Bexheti kanë pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të drejtorit të Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi, Sasho Mijalkov.

9 Dhjetor 2024, 20:48 Nga N.F

U shpall "non grata" nga DASH/ Artan Grubi pranoi ryshfet për

Artan Grubi

MAQEDONI E VERIUT- Ditën e sotme Departamenti Amerikan i Shtetit ka futur në listën e zezë ish-zv.kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjyqtarin Enver Bexheti. Te dy ata janë shpallur "non grata" pasi akuzohet se janë përfshirë në korrupsion.

Sipas DASH Grubi dhe Bexheti kanë pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të drejtorit të Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi, Sasho Mijalkov. Më tej bëhet me dije se Mijalkov ishte caktuar në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm OFAC e sanksionoi atë. Më tej DASH bën me dije se ka shpallur non grata dhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit.

Ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijalkov u largua nga burgu i Strugës në maji të këtij viti ku po vuante dënimin për rastin “Perandoria”. Ai u lirua nga burgu me kusht që të mos kryejë krim deri më 25 prill 2025.

Mijalkov e pranoi fajësinë për rastin “Perandoria” në marrëveshje me Prokurorinë Publike dhe u dënua me tre vjet burg dhe konfiskim të pasurisë, siç pretendonte fillimisht kryetarja e PNKOK, Vilma Ruskovska, prej 30 milionë eurosh. Më vonë, pasuria e tij u vlerësua pothuajse në dyfishin e kësaj shume. Ai akuzohej për veprat e bashkimit kriminal dhe marrjes dhe fshehjes së paligjshme të pasurisë.

Ai e ka vuajtur dënimin me burg në vend të “Idrizovës” në burgun e Strugës, i cili është i tipit të hapur, pasi pak para vuajtjes së dënimit ka ndërruar adresën nga Shkupi në Ohër. Ky është dënimi i vetëm me burg për Mijallkovin. Për çështjen “Tortura” dhe Thesari” ai ishte liruar nga akuzat, për rastin “Parcelat në Vodno” mori dënim me kusht, ndërsa rasti “Target” dhe “Kalaja 2” ishin vjetruar në bazë të ndryshimeve në Kodin Penal.

artan grubi dash non grata

Sondazh

Poll