Politike

Sot u shpall ‘non grata’/ Si e lavdëronte Rama 2 vite më parë Artan Grubin

 Rama shprehej se me Grubin kanë paur një bashkëpunim të mirë, të cilin e vlerësonte.

9 Dhjetor 2024, 21:05 Nga DOSJA
Sot u shpall ‘non grata’/ Si e lavdëronte Rama 2 vite më
Artan Grubi

MAQEDONIA E VERIOUT- Ditën e sotme Departamenti Amerikan i Shtetit e futi në listën e zezë ish-zv.kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Ndërsa dy vite më parë kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer fjalët e mira për Grubin. Rama shprehej se me Grubin kanë paur një bashkëpunim të mirë, të cilin e vlerësonte. Po ashtu Rama e lavdëronte duke thënë se e vlersonte punën e Artanit dhe të gjithë skuadrës së tij. 

“Dua të falenderoj zv kryeministrin tuaj, Artan Grubin i cili është shqiptari më i mirë mes maqedonasve dhe maqedonasi më i mirë mes shqiptarëve. është kënaqësi që kemi një partner kaq të besueshëm. Doja ta përcillja në emër të ekipit tim. Se e vlerësojnë punën e Artanit dhe të gjithë skuadrës suaj. është interesi i të dyjave shteteve që të kemi marrëdhënie sa më të forta dhe vllazërore,“ tha Rama.

Gjithashtu siç u bë me dije në njoftim Artan Grubi dhe Enver Bexheti janë përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi.

artan grubi

Sondazh

Poll