Politike

U shpall non grata nga DASH, reagon Artan Grubi: Do të bëj përpjekje maksimale për ta zbardhur këtë rast në tërësi!

Në reagimin e tij Grudi shprehet se u informua nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit Amerikan të Shtetit.

9 Dhjetor 2024, 21:41 Nga N.F
U shpall non grata nga DASH, reagon Artan Grubi: Do të bëj
Artan Grubi

MAQEDONI E VERIUT- Ish-zv.kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka reaguar për herë të parë pas njoftimit nga DASH se e ka shpallur atë "non grata". Në reagimin e tij Grudi shprehet se u informua nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ai shtoi se do të bëjë përpjekje maksimale me të gjithë miqtë që ka punuar ndër vite për ta zbardhur këtë rast në tërësi. Grubi theksoi se jetën publike ia ka kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe gjithmonë ka punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian. Ai shtoi se ky vendim e prek drejtpërdrejt dhe personalisht.

“Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht.

Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje. Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim," shkruan Grubi.

Grubi u futu në listën e zezë të Departamentit Amerikan i Shtetit së bashku me gjyqtarin Enver Bexheti. Ata janë përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi.

artan grubi dash

Sondazh

Poll