Aktualitet

Rënia pa ndërprerje e reshjeve të dëborës/ Policia e Shkodrës apel shoferëve: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore!

Gjithashtu bëhet me dije se nga moti i keq policia i ka ardhur në ndihmë një drejtuesi pasi ishte bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë. Për shkak se drejtuesi po qarkullonte me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen e mjetit.

9 Dhjetor 2024, 16:00 Nga N.F
Rënia pa ndërprerje e reshjeve të dëborës/ Policia e
Borë

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka dalë më një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve pas rënies pa ndërprerje të reshjeve të shiut dhe të dëborës. Në një njoftim zyrtar policia ka bërë me dije se kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq. 

Më tej bëhet me dije se ka prezencë të borës në akset rrugore Tamarë-Selcë- Vermosh; Bogë -Qafë Thorë- Theth dhe Pukë-Fushë Arëz-Qafë Mali. Policia thekson se borëpastrueset janë në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve dhe për shpërndarjen e kripës.

Gjithashtu bëhet me dije se nga moti i keq policia i ka ardhur në ndihmë një drejtuesi pasi ishte bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë. Për shkak se drejtuesi po qarkullonte me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen e mjetit.

Policia Rrugore ka apeluar që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë. Më tej ata kanë theksuar që të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore. 

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Policisë Shkodër/ Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq me reshje shiu dhe dëbore. Aktualisht në akset rrugore Tamarë – Selcë – Vermosh; Bogë – Qafë Thorë – Theth; dhe Pukë – Fushë Arëz – Qafë Mali, ka prezencë të dëborës pasi vijonjë pa ndërprerje reshjet e dëborës.

Borëpastrueset janë në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës. Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me borëpastrueset i kanë shkuar në ndihmë një drejtuesi mjeti nga Saranda i cili kishte mbetur i bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë, dhe kishte kërkuar ndihmë te 112, pasi duke qarkulluar me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

policia e shkodres bore

Sondazh

Poll