9 Dhjetor 2024, 20:27
Nga N.F
Bardhi
BRITANI E MADHE- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi po zhvillon një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, ku ka zhvilluar takime në Parlamentin Britanik. Gjithashtu Bardhi është takuar me deputetët britanik Martin Vickers dhe Stephen Gethins, me të cilët ka ndarë shqetësimin mbi nevojën për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Po ashtu Bardhi përmes një postimi në Facebook shkruan se në fillim të vitit të ardhshëm një delegacion i Partisë Konservatore Britanike do të vizitojë Shqipërinë dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë, me qëllim thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit, si dhe mbështetjen e ndërsjelltë mes dy partive.
Postimi i plotë:
Kënaqësi që gjatë vizitës në Parlamentin Britanik të takoheshim me deputetët Martin Vickers dhe Stephen Gethins, miq të Shqipërisë dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Britania është një shëmbull i demokracisë dhe ne kemi shumë për të mësuar prej tyre.
Nevoja për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie kujdestare që adreson rekomandimin kyç të OSBE-ODIHR për ndalimin e përdorimit të shtetit në zgjedhje; shteti ligjor dhe një sistem drejtësie i pavarur; si dhe shqetësimi për largimet masive të shqiptarëve, kryesisht të rinjve për shkak të pamundësive ekonomike dhe meritokracisë, ishin disa nga çështjet që diskutuam.
Deputetin Martin Vickers e falënderova edhe për mbështetjen që Partia jonë simotër e Konservatorëve Britanikë i dha Partisë Demokratike në Mbledhjen Ekzekutive të IDU për miratimin e Rezolutës për Shqipërinë, që ishte një skanim realist i situatës dhe mbështetje e fuqishme për kauzat e PD, përfshirë kërkesën për krijimin e një Qeverie Kujdestare për zgjedhjet sipas modelit të Maqedonisë së Veriut.
Në fillim të vitit të ardhshëm një delegacion i Partisë Konservatore Britanike do të vizitojë Shqipërinë dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë, me qëllim thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit, si dhe mbështetjen e ndërsjelltë mes dy partive tona.

bardhi pd
Politike
9 Dhjetor 2024, 20:07
N.F
Blinken dhe Dumani
SHBA- Kreu i SPAK, Altin Dumani është dekoruar ditën e sotme nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken si &ld...
Politike
9 Dhjetor 2024, 18:39
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri ka një debat të hapur mbi transparencën e burimeve të financimit në zgjedhje. M...
Politike
9 Dhjetor 2024, 18:17
N.F
Nancy VanHorn
TIRANË- E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn ka reaguar dit&eu...
Politike
9 Dhjetor 2024, 15:24
I.A
Komiteti Politik Europian
TIRANË- Komiteti Politik Europian ka caktuar datë tjetër për mbajtjen e takimit të ardhshëm n&...
Politike
9 Dhjetor 2024, 14:55
M.B
Isni Kilaj në paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale.
HAGË- Ish-ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi,...
Politike
9 Dhjetor 2024, 13:23
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar vendimet e dala pas mbledhjes së sotme të kryesisë s&eu...
Politike
9 Dhjetor 2024, 13:06
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot do të bëjnë gjithçka duhet për votën e...
Politike
9 Dhjetor 2024, 13:05
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se qeveria teknike është kërkesë themelore, por p&...
Politike
9 Dhjetor 2024, 13:04
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ligji ndalon në mënyrë kategorike angazhimin e punonj...
Politike
9 Dhjetor 2024, 12:58
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha ka denoncuar sipas tij një tjetër skandal shumë të madh. Gjatë takim...