Sport

Boksi në zi! Ndahet nga jeta Genadij Krajevskij, i ashtuquajturi 'Bombarduesi Balltik'

Boksieri lituanez Genadij Krajevskij, i cili u përball edhe kundër Tommy Fury, ka vdekur në moshën 37-vjeçare.

9 Dhjetor 2024, 12:00 Nga DOSJA

Boksi në zi! Ndahet nga jeta Genadij Krajevskij, i ashtuquajturi

LITUANI - Ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare boksieri lituanez Genadij Krajevskij, i njohur si “Bombarduesi Balltik”.

Genadij, i cili gjatë gjithë karrierës së tij humbi 75 nga 76 luftimet e tij dhe luftoi kundër boksierëve të njohur si Bradley Rea, Macauley MacGowan, ose Gerome Warburton, ai ka garuar edhe kundër Tommy Fury (vëllai i Tyson Fury) në nëntor 2020 (humbi në raundin e dytë).

Ndeshja e fundit e Krakevskij ishte një humbje në katër raunde kundër Levi Vaughan në gusht 2024.

VIPBoxing Promotions konfirmoi vdekjen e Krakevskij: "Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Genadij Krajevskij."

Këshilli i Zonës së Midlands të Bordit Britanik të Kontrollit të Boksit ndau njoftimin se "ne dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e Genadij Krakevskij në këtë kohë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll