Sport

Liverpool-Mo Salah, nuk ka largim në verë… Gati për të firmosur një marrëveshje të re dyvjeçare, për të qëndruar në Anfield

Reds kanë gjetur një marrëveshje me Mohamed Salah për rinovimin deri më 30 qershor 2027…

8 Dhjetor 2024, 11:57 Nga DOSJA
Liverpool-Mo Salah, nuk ka largim në verë… Gati për

ANGLI - Asnjë transferim i shquar falas, nuk do të ketë nga radhët e Reds. Me sa duket  Liverpool duket se ka gjetur nyjet e duhura pas muajsh negociatash: sipas asaj që raportohet nga Mirror, Reds kanë gjetur një marrëveshje me Mohamed Salah për rinovimin deri më 30 qershor 2027, praktikisht një zgjatje dyvjeçare e afatit aktual që skadon.

Për shkak të tejkalimit të pengesave të fundit pas takimeve të ndryshme, vendimtare ka qenë edhe ndërhyrja e lojtarit që pak javë më parë kishte deklaruar publikisht se ndihej më shumë jashtë se sa brenda projektit.

Por ka qenë vetë trajneri i Reds që ka bërë të qartë rëndësinë e sulmuesit egjiptian. Vetëm dy ditë më parë, vetë Arne Slot, në fund të barazimit 3-3 kundër Newcastle, deklaroi: "Sa herë që kemi nevojë për të, ai shënon një gol. Shpresojmë që të vazhdojë për një kohë të gjatë. Ai ishte i jashtëzakonshëm në gjysmën e dytë. Ai bëri shumë gjëra të veçanta për ne."

Me përjashtim të rasteve të bujshme, palët duket se kanë arritur një marrëveshje për të vazhduar së bashku edhe për dy sezone të tjera: pasi erdhi nga Roma në korrik 2017, pas shtatë vitesh e gjysmë, egjiptiani ka shënuar 226 gola në 370 ndeshje në të gjitha garat, teksa 168 gola shënoi vetëm në Premier League. Shifra mbresëlënëse që mund të përmirësohen sërish në dy vitet e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll