Sport

Arsenali kërkon fitoren 5-të radhazi, Arteta: “Duam të jemi më të mirët në gjithçka”...

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, thotë se dëshiron që skuadra e tij të jetë “mbreti i gjithçkaje”, pasi “Topçinjtë” u vlerësuan shumë për forcën e tyre në goditjet standarte këtë javë.

8 Dhjetor 2024, 11:33 Nga DOSJA
Arsenali kërkon fitoren 5-të radhazi, Arteta: “Duam të jemi

ANGLI - Arsenali shënoi dy gola nga goditjet e këndit në fitoren 2-0 ndaj Manchester United të mërkurën. Këto goditje e çuan në 22 numrin e golave të Arsenalit nga këndi në këtë sezon, pesë më shumë se çdo ekip tjetër në pesë ligat më të mira të Evropës.

Pas ndeshjes, ish-sulmuesi i Manchester United dhe Totenhemit, Dimitar Berbatov, e etiketoi Arsenalin si “Stok City i ri”, një skuadër që shkëlqeu në goditjet standarde gjatë një periudhe 10-vjeçare në Premier Ligë, nga 2008 në 2018.

Duke folur përpara ndeshjes me Fullhamin, Arteta tha se ai i mori fjalët e Berbatovit si një “kompliment të madh”, por i kërkoi skuadrës së tij të dominonte të gjitha aspektet e futbollit. “Ne duam të jemi mbretërit e gjithçkaje”, tha ai.

“Në goditjet standarde, më të mirët në botë; në presingun lartë, më të mirët në botë; në sulmin e hapësirave të lira, më të mirët në botë. Në atmosferën dhe stadiumin më të mirë, më të mirët në gjithçka. Më parë nuk kemi shënuar mjaftueshëm, nuk kemi sfiduar, nuk fituam ndeshje të mëdha për 20 vjet. Ne duam të jemi më të mirët në gjithçka”.

Arsenali është në një seri prej katër fitoresh radhazi dhe është shtatë pikë prapa liderit të Premier Ligës, Liverpoolit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll