Aktualitet

Festat e fundvitit/ Polícia Kufitare merr masa për elíminimin e radhëve të gjata në sportele (VD)

29 Dhjetor 2019, 11:15 Nga DOSJA
Festat e fundvitit/ Polícia Kufitare merr masa për elíminimin

KAPSHTICË- Në  pikat kufitare  Kapshticë e Kakavijë teksa jemi në prag festash dhe emigrantët  shqiptarë ashtu si për çdo vit mbushin sportelet dhe krijojnë rradhë të gjata edhe këtë është parë  që ka një rikthim masiv të shqiptarëve në atdhe për  festat e fundvitit.

Mësohet  se Polícia Kufitare ka elíminuar radhët e gjata në hyrje,  dhe kjo është bërë e mundur përmes zbatimin të masave për eliminimin e radhëve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, duke aplikuar kontrollet e lehtësuara kufitare.

Në bazë të njoftimit të Polícisë ndryshe nga raste të tjera kur sportolet mbusheshin plot, këtë vit me një bashkëpunim mes dy Polícive homologe është arritur një mirëorganizim për elemínimin e pritjeve të gjata. Gjithashtu kontrollet  janë shtuar edhe për  parandalimin dhe godítjen e tentativave të mundshme për trafíkim të lëndëve nárkotíke duke përfituar nga fluksi.

Njoftimi i Polícisë:

Kakavijë, Kapshticë

Masat e marra nga Polícia Kufitare eliminojnë radhët e gjata në hyrje.

Përgjatë javës, nëpërmjet pikave të kalimit të kontrollit kufitar kanë hyrë në Shqipëri mbi 250 mijë shtetas dhe 70 mijë automjete.

Polícia Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit, vijon zbatimin e masave për eliminimin e radhëve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, duke aplikuar kontrollet e lehtësuara kufitare.

Njëkohësisht, në Kapshticë e Kakavijë vijon bashkëpunimi mes dy polícive, me qëllim që edhe Policia Kufitare greke të aplikojë masa të njëjta për të siguruar një lëvizje të njëtrajtshme dhe eliminuar radhët.

Policia Kufitare ka shtuar edhe kontrollet ne vijën e dytë në dalje, me qëllim parandalimin dhe godítjen e tentativave të mundshme për trafikim të lëndëve narkotíke duke përfituar edhe nga fluksi, ku në bazë të analizave të riskut, mjetet me risk kalohen në vijën e dytë dhe në skaner, për kontroll më të imtësishëm.

Në kufirin jeshil janë shtuar patrullimet në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe me Policitë Kufitare homologe, me qëllim kontrollin sa më të mirë të kufirit, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet festat e fundvitit policia kufitare festat e fundvitit policia kufitare

Sondazh

Poll