Politike

"Projekt cinik dhe shpërdorues i provuar me fakte", Filiberto Zaratti pas investigimit të "Piranjave": Videoja që po qarkullon e bën vendin tonë qesharak! Përgjegjësia është e Melonit!

Zaratti në reagimin e tij e cilëson ndërtimin e kampeve si ide të çmendur dhe një projekt shpërdorues ndërsa thekson se kjo është provuar edhe me fakte.

7 Dhjetor 2024, 19:42 Nga N.F
"Projekt cinik dhe shpërdorues i provuar me fakte",
Zaratti

ITALI- Kreu i grupit të Avs-it në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese të Dhomës në Itali, Filiberto Zaratti ka reaguar në lidhje me investigimin e "Piranjave" për policët italianë të cilët janë akomoduar në Shëngjin. Zaratti në reagimin e tij e cilëson ndërtimin e kampeve si ide të çmendur dhe një projekt shpërdorues ndërsa thekson se kjo është provuar edhe me fakte.

"Një projekt cinik dhe shpërdorues, natyra e të cilit ka dalë e provuar nga faktet. Videoja që po qarkullon në botë për momentin e bën vendin tonë qesharak dhe përgjegjësia është e Giorgia Meloni dhe qeverisë së saj," tha Zaratti.

Në investigimin e "Piranjave" policët italianë kanë deklaruar se janë akomoduar në Shëngjin në hotel luksoz ndërsa më shumë janë turistë në Shqipëri sesa në krye të detyrës. Këto deklarata kanë sjellë reagime të shumta ndër të cilat edhe reagimin e ish-kryeministrit italian, Matteo Renzit.

Efektivët ndodhen në Shqipëri me misionin e monitorimit të dy qendrave që pritet të strehojnë emigrantët, ndonëse ende janë bosh. Stafi italian i kampeve, shumica policëve dhe karabinierë janë akomoduar në një resort luksi me pesë yje në qendër të Shëngjinit, i quajtur "Rafaelo". 

Gazetarja investigative e "Piranjave", kreu një investigim disa ditor brenda resortit në të cilin janë akomoduar rreth 100 policë italianë dhe ku gjithçka është tepër e kontrolluar dhe e survejuar. Policët italianë kanë treguar pa u menduar dy herë, për gazetaren e maskuar si turiste, se jetesa e tyre në vendin tonë është si turistë. Ata kanë theksuar se kanë vizituar dida qytete në vend ndërsa në hotel kanë spa. Gjithashtu ata e kanë studiuar mjaft zonën dhe kanë mësuar klubet e natës dhe rregullat e tyre për tu futur brenda e për të kaluar një mbrëmje ndryshe.

 

 

filiberto zaratti

Sondazh

Poll