Politike

"800 milionë euro për të krijuar kampet", Schlein pas investigimit të "Piranjave": Shpërdorim parash nga qeveria Meloni! Absurde të thuhet se s'ka para për shëndetin publik

Sipas saj është absurde të thuhet se nuk ka para për shëndetin publik dhe për të punësuar mjekë dhe infermierë ndërkohë që janë shpenzuar 800 milionë euro për kampet e emigrantëve në Shqipëri.

7 Dhjetor 2024, 18:53 Nga N.F
"800 milionë euro për të krijuar kampet", Schlein pas
Meloni dhe Schlein

ITALI- Kryetarja e Partisë Demokratike (PD) të opozitës së qendrës së majtë, në Itali, Elly Schlein ka reaguar ditën e sotme në lidhje me investigimin e publikuar së fundmi nga "Piranjat" në lidhje akomodimin luksoz dhe shëtitjet e policëve italianë në Shëngjin. Gjatë fjalës së saj në asamblenë plenare të Rrugëve Demokratike, Schlein shprehet se ka parë lajme të cilat raportojnë se si qeveria e Melonit shpërdoron para në Shqipëri.

Sipas saj është absurde të thuhet se nuk ka para për shëndetin publik dhe për të punësuar mjekë dhe infermierë ndërkohë që janë shpenzuar 800 milionë euro për kampet e emigrantëve në Shqipëri.

“Edhe sot kemi parë lajme që raportojnë shpërdorim parash nga qeveria Meloni në Shqipëri. Është absurde të na thonë se nuk ka lekë për shëndetin publik dhe për të punësuar mjekë dhe infermierë. Sapo kanë shpenzuar 800 milionë euro për të krijuar qendrat ne Shqiperi ku deportojne njerez dhe me pas duhet t'i kthejne duke shkelur te drejtat e tyre: nuk eshte se nuk ka para, eshte se kjo qeveri me ligësinë e saj po e hedh mbi ideologjinë e saj dhe jo në shërbim të italianëve,” tha Schlein.

Ajo shtoi duke thënë se do të vazhdojnë të denoncojnë dështimin dhe shpërdorimin e parave në kurriz të qytetarëve.

“Ne do të vazhdojmë ta denoncojmë këtë dështim tashmë të qartë dhe të themi se ky shpërdorim absurd i parave po bëhet në kurriz të qytetarëve, të cilëve për momentin po u shkëputet shëndetësia publike dhe shkollat ​​publike. Nuk mund të pranojmë më të jetojmë në një vend ku ka njerëz që ngrijnë për vdekje, sepse nuk kanë mundur të paguajnë më qiranë, ndërkohë që kjo qeveri anulon fondin e qirasë," tha ajo.

 

schlein

Sondazh

Poll