Sport

Pioli ‘dorëzohet’ nga gara për titullin, nis projektimi për... sezonin e ardhshëm

Stefano Pioli pësoi humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit të Al Nassr

7 Dhjetor 2024, 14:30 Nga DOSJA

Pioli ‘dorëzohet’ nga gara për titullin, nis projektimi

ARABIA SAUDITE - Trajneri italian Stefano Pioli i Al Nassr pranoi se diferenca prej 11 pikësh ndaj Al Ittihad është tashmë e rëndësishme.

Nuk ishte një lojë vendimtare, por ishte një lojë shumë e rëndësishme për aspiratat e Al Nassr për të fituar ligën saudite këtë sezon, por gol i Cristiano Ronaldos, nuk mjaftoi për të penguar Al Ittihad të thellonte epërsin[ në krye.

Skuadra e Al-Nassr tashmë është 11 pikë prapa klubit të Benzema, gjë e cila bëri që Stefano Pioli të pranojë se titulli është praktikisht i pamundur.

“Skuadra që bëri më pak gabime ishte ajo që fitoi sot. Rezultatet tona të fundit nuk kanë qenë të mira, por kjo është për shkak të disa gjërave, duke përfshirë edhe lodhjen.

Punojmë çdo ditë për fitore, por ndonjëherë mund t'i bëjmë gjërat mirë dhe të mos ia dalim”,- ka thënë ai, pas përfundimit të lojës, duke u siguruar që të mos rrezikohet të shkarkohet.

“Jam shumë i lumtur që jam te Al Nassr. Tani kemi një pushim dhe do të punojmë për të korrigjuar gabimet. Mund të mos arrijmë kampionatin, apo nënkampionët këtë sezon, por do të vazhdojmë të punojmë.

Kontrata ime me klubin është e vlefshme (në 2025/26) dhe ne do të punojmë që të arrijmë objektivat tona në kampionat sezonin e ardhshëm, nëse nuk jemi të suksesshëm këtë sezon”,- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll