Sport

Derbi i Liverpoolit, “big match” i Premier League, është shtyrë...

Për shkak të motit të keq në Liverpool

7 Dhjetor 2024, 12:30 Nga DOSJA

Derbi i Liverpoolit, “big match” i Premier League, është

ANGLI - Derbi mes Evertonit dhe Liverpoolit, i planifikuar për këtë të shtunë në orën 12:30, është shtyrë për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Mëngjesin e sotëm në Goodison Park është mbajtur mbledhja e sigurisë me përfaqësues të dy klubeve, si dhe të policisë dhe komunës së Liverpoolit dhe është konstatuar se nuk ka kushte sigurie për lojën. Lajmi tashmë është konfirmuar nga të dyja klubet.

“Ne e kuptojmë se kjo do të jetë thellësisht zhgënjyese për tifozët, por siguria e tifozëve, stafit dhe lojtarëve është e një rëndësie të madhe”,- tha Liverpool në një deklaratë.

Një datë e re për ndeshjen nuk është bërë ende e ditur: “Informacionet në lidhje me një datë të re për ndeshjen, përfshirë shitjen e biletave, do të shpallen në kohën e duhur.”

Liverpool aktualisht është lider i Premierligës, me 35 pikë, shtatë më shumë se Chelsea dhe Arsenali.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll