Sport

Inter Miami, tani po mendon “ta lidhi për jetë” Leo Messin në Florida…

Argjentinasi ka një kontratë deri në vitin 2026, por klubi dëshiron më shumë

7 Dhjetor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Inter Miami, tani po mendon “ta lidhi për jetë” Leo Messin

SHBA - Argjentinasi Lionel Messi ka kontratë me Inter Miami deri në vitin 2026. Megjithatë, ndikimi i pranisë së yllit në klubin amerikano-verior është aq pozitiv sa tashmë ka plane për ta mbajtur lojtarin edhe më gjatë në Miami.

Njeriu që e garanton këtë është Jorge Mas, bashkëpronar i ekipit të Major League Soccer: “Kam besim të madh që ai do të hapë stadiumin tonë të ri në vitin 2026. Jam optimist dhe besoj se për sa kohë të mbetet forma fizike e Leos, ne do ta shohim vetëm të veshur në rozë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll