Sport

Kupa e Botës për Klube 2025… Ja shuma astronomike që do të marrë fituesi!

Është e garantuar, që klubi që fiton kompeticionin, do të marrë të paktën 100 milionë euro

7 Dhjetor 2024, 13:30 Nga DOSJA

Kupa e Botës për Klube 2025… Ja shuma astronomike që do

ZVICER - Edhe pse FIFA ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht detajet në lidhje me çmimet për Botërorin e Klubeve 2025, ESPN tashmë ka bërë të ditur se fituesi i turneut do të përfitojë 100 milionë euro.

Eshtë një vlerë më e ulët, praktikisht 30 milionë euro, sesa ajo që mori Real Madridi në Champions League e kaluar, me kompeticionin e UEFA-s, që ka ndryshuar format këtë vit.

Megjithatë, kjo shumë mund të rritet në varësi të rezultateve sportive të klubit gjatë gjithë turneut dhe objektivi i Gianni Infantino është të tejkalojë vlerat e ligës së milionerëve, për t’i bindur klubet që të marrin pjesë në këtë kompeticion të ri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll