Sport

E ardhmja e lëkundur: PSG-ja kërkonë më shumë dhe më mirë nga Donnarumma!

Portieri italian ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026, por mund të largohet edhe para kësaj periudhe

7 Dhjetor 2024, 11:00 Nga DOSJA

E ardhmja e lëkundur: PSG-ja kërkonë më shumë dhe

FRANCE - Është një temë që është ende shumë e gjallë sot në Paris SG. Portieri italian Gigi Donnarumma ka një të ardhme të pasigurt në klubin milioner francez, pasi nuk po kalon një sezon të sigurt me kryeqytetasit francezë dhe, brenda drejtuesve, ka nga ata që kanë dyshime nëse lojtari duhet të vazhdojë.

Me kontratë deri në vitin 2026, italiani mori edhe një propozim për t'u ulur në tryezën e bisedimeve me drejtuesit, duke synuar zgjatjen e kontratës, por kjo lëvizje përfundoi pa efekt.

Në këtë mënyrë, spekulon shtypi francez, mundësia e largimit në fund të këtij sezoni bëhet gjithnjë e më reale. Ditët e fundit është folur për mundësinë që Interi të hyjë në garë dhe të shpëtojë lojtarin gjatë kësaj rihapjeje të merkatos, por, argumenton Gazzetta dello Sport, kjo mundësi është zhdukur ditët e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll