7 Dhjetor 2024, 12:53
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale. Berisha ka komentuar gjatë fjalës së tij rezolutën e IDU, ku sipas tij gjendja në Shqipëri përshkruhet si një diktaturë dhe krahasohet me Tunizinë dhe Bjellorusinë. Lideri i opozitës u shpreh se edhe sistemi i drejtësisë në vend po i shërben qeverisë. Sipas tij, në rezolutë thuhet se Shqipëria është një epiqendër e larjes së parave të krimit.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Mirëdita dhe përshëndetje të dashur miq, që merrni pjesë në këtë bashkëbisedim nëpërmjet rrjeteve sociale. Së pari, dua të përshëndes demokratet e demokratët, opozitaret dhe opozitarët, me rastin e miratimit në Uashington të një rezolute, e treta historike, në mbështetje të madhe të PD-së, mbështetje të madhe të opozitës shqiptare, por në të vërtetë të çdo shqiptari i cili beson se Shqipëria duhet të jetë vend i ligjit, dhe jo vend i mafias, sundim i ligjit dhe jo sundim i mafias.
Bashkimi Ndërkombëtar i Demokracisë, organizata e cila defakto drejtohet, grupon me dhjetëra parti, mbi 80-ca parti, dhe drejtohet nga Partia Republikane e SHBA-së, ka miratuar me unanimitet dje një rezolutë, në të cilën gjendjen në Shqipëri e përshkruan atë të një diktature, të krahasueshme me Tunizinë dhe Bjellorusinë, në të cilën të gjitha pushtet janë të përqendruara në një dorë, zgjedhjet janë të shndërruara në një fasadë, opozita, drejtuesit, deputetët, eksponentët e saj, persekutohen për motive politike, njëlloj si në Tunizi dhe Bjellorusi.
Sistemi i drejtësisë është shndërruar në një armë që i shërben regjimit, thotë rezoluta- për të shtypur opozitën dhe fshehur krimin elektoral. Shteti dhe krimi, janë një sipërmarrje e përbashkët. Zbulimet e medieve belge, në të cilat ju rikujtoj se televizioni kombëtar, citoi nga dosja gjyqësore, direkt emrin e Edi Ramës, si të lidhur me të pandehurit që gjykoheshin nga gjykatat belge. Shqipëria një epiqendër e larjes së parave të krimit. Pra përshkruajnë me të gjitha ngjyrat e zeza, në interesin më të mirë të çdo shqiptari, të vërtetat më të hidhura të regjimit të Edi Ramës, të fshehura ditë e natë, nga propaganda e tij e brendshme, por te fshehura edhe nga korrupsioni transnacional ndërkombëtar.
sali berisha
Politike
7 Dhjetor 2024, 12:45
r.ll
pamje nga konferenca
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka zhvilluar sot një konferencë për mediat me Kryetar...
Politike
7 Dhjetor 2024, 11:32
r.ll
notre dame
PARIS - Katedralja ikonë e Notre Dame e Francës do të rihapë zyrtarisht dyert e saj të shtunën për herë ...
Politike
7 Dhjetor 2024, 10:43
r.ll
foto e postuar nga salianji
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një letër nga qelia e burgut në Fier shpr...
Politike
6 Dhjetor 2024, 22:47
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me kontrollet e ushtruara sot nga agjentët e ...
Politike
6 Dhjetor 2024, 22:14
E. D
Jozefina Topalli
TIRANË- Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, ka krahasuar rastin e Sali Berishës me atë t&eu...
Politike
6 Dhjetor 2024, 22:10
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me kon...
Politike
6 Dhjetor 2024, 22:02
M.B
Deputetët
KOSOVA- Deputetët e partive opozitare në Kosovë, anëtarë të komisionit parlamentar për zbulim, të ci...
Politike
6 Dhjetor 2024, 21:57
M.B
Besnik Bislimi
KOSOVA- Zv/Kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi thotë se Serbia qëndron pas shpërthimit në kanalin e furnizimit me...
Politike
6 Dhjetor 2024, 21:02
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Për më shumë se një orë mëngjesin e të premtes, oficerë të Byrosë Kombëtar...
Politike
6 Dhjetor 2024, 20:42
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me kontrollet e ushtruar asot nga agjentë...