Politike

"SPAK ka vrarë reformën në drejtësi", Blushi për rezolutën e IDU: Konfirmoi persekutimin politik dhe banditesk të liderëve të opozitës

Blushi u shpreh se SPAK, është institucioni që ka vrarë reformën në drejtësi dhe shpresën e shqiptarëve për të jetuar në Shqipëri.

7 Dhjetor 2024, 12:45 Nga r.ll
"SPAK ka vrarë reformën në drejtësi", Blushi
pamje nga konferenca

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka zhvilluar sot një konferencë për mediat me Kryetaren e Lëvizjes së Gruas (LGI) në PL, Esmeralda Demiraj. Blushi u shpreh se SPAK, është institucioni që ka vrarë reformën në drejtësi dhe shpresën e shqiptarëve për të jetuar në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Blushi u ndal dhe te rezoluta e tre partive të djathta në SHBA, e cila sipas tij tregon se zgjedhjet në vendin tonë janë fasadë dhe se duhet të ndalet persekutimi politik i opozitës

"Duhet desorosifisikimi i drejtesisë dhe për t’i dhënë fund drejtësisë me regji. SPAK është faktuar se është paterica e narkoregjimit, që është shëndërruar në mashë për të vrarë opozitarizimin në Shqipëri, institucioni që ka vrarë reformën në drejtësi dhe shpresën e shqiptarëve për të jetuar në Shqipëri. PL përshëndet rezolutën e tretë të votuar në SHBA, që dënoi ekzekutimin politik të liderëv të opozitës me regji. Deklaron qartë se zgjedhjet janë vetëm një fasadë, se duhet të ndalet persekutimi politik dhe banditesk i opozitës, vendi ka neviojë për zgjedhje të lira e të ndershme, pa asnjë persekutim politik. Vetëm në një narkoshtet që drejtohet nga një narkotrafikatn si Rama, mund të udhqëheqë.

SPAK dokumentoi se është bunkeri i fundit i Ramës dhe Veliajt, që Dumani s’guxon t’u përmendë emrin për krimet intelektuale që rrjedhin nga xhepat e Ramës dhe Veliajt. SPAK ,intitucion mashtrues e manipulues me zero fakte e prova ndaj liderëve të opozitës dhe kjo për llograi të narkomafies vendase e ndërkombvëtare. Krimet penale të Ramës, e SPAK hesht, janë me qindra. Është afera e incineratorëve ku provohet korrupsioni i Ramës, Veliajt dhe Agacit, instrukturiot të çdo hapi të SPAK dhe Ramaformës. Rama i përfshirë direkt në aferën McGonigal, të certefikuara nga drejtësia në Amerike, po SPAK nuk heton se është i përfshirë në dosje.", u shpreh Blushi ndër të tjera. 

tedi blushi

Sondazh

Poll