Politike

Kontrolli ndaj Veliajt/ Blushi: Kush beson se SPAK po bën drejtësi, gabon

Blushi thotë me anë të një postimi në rrjetet sociale se kush beson se SPAK po bën drejtësi, me hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, gabon.

6 Dhjetor 2024, 22:47 Nga M.B
Kontrolli ndaj Veliajt/ Blushi: Kush beson se SPAK po bën drejtësi,
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me kontrollet e ushtruara sot nga agjentët e BKH-së nga banesës së kryebashkiakut Erion Veliaj dhe zyrave të bashkëshortes së këtij të fundit. Blushi thotë me anë të një postimi në rrjetet sociale se kush beson se SPAK po bën drejtësi, me hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, gabon. Sipas tij, autori i krimit të vjedhjes me incineratorin inekzistent të Tiranës është Veliaj.

POSTIMI:

Krimi i vjedhjes me inceneratorin inekzistent të Tiranës ka emër dhe mbiemër: Erion Veliaj. Mjafton kjo firmë e paligjshme që ndryshoi fatin dhe i dha jetë kësaj kryevepre korruptive, pa mbledhur Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur ligjin e pushtetit lokal, për ta arrestuar Erion Veliaj.

Ka 7 vite që kjo Mega-Firmë ulëret duke treguar "ujkun" (pronarin faktik të inceneratorit fantazmë), ndërsa SPAK kërkon gjurmët e "Harabelit". Kush beson se SPAK po bën drejtësi, GABON!

tedi blushi

Sondazh

Poll