Politike

"Rikthimi i tij i tretë ka ndodhur"/ Topalli krahason Berishën me Trump: E drejta duket e vështirë, por nuk është e paarritshme!

Topalli tha se kur Trump akuzohej dhe fotografohej si i dënuar, askush nuk mendonte se ai do të vinte në pushtet.

6 Dhjetor 2024, 22:14 Nga E. D
"Rikthimi i tij i tretë ka ndodhur"/ Topalli krahason
Jozefina Topalli

TIRANË- Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, ka krahasuar rastin e Sali Berishës me atë të Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump. Topalli e ftuar në emisionin ‘Çdo kënd me Merita Haklaj’ në A2 CNN, tha se kur Trump akuzohej dhe fotografohej si i dënuar, askush nuk mendonte se ai do të vinte në pushtet. Gjithashtu ajo u shpreh se rikthimi i tretë i Berishës ka ndodhur tani, pas ardhjes së tij në pushtet në vitin 1992 dhe në vitin 2005. Më tej ajo thotë se e drejta ndonjëherë duket e vështirë në horizont, por nuk është e paarritshme. 

"Po mendoja Trump në SHBA, ndoshta përpara një viti kur ai ishte nën akuzë, kur i bënin foto si i dënuar, si i akuzuar, askush nuk mendonte se ai ishte në pushtet. Dhe mosha është e njëjtë dhe është rikthyer praktikisht në pushtet. Rikthimi i tretë i Berishës faktikisht ka ndodhur. I pari në 91, i dyti pas 97 dhe i treti tash. Para pak ditësh një e njohur imja më çoi një video në tik tok, unë s'kam tik tok. Më kujtohej që ishte periudha e 2021 kur e shpallën non grata, kur Basha me vendim personal e përjashtoi nga partia.

Dhe më morën në një emision televiziv dhe më thanë çfarë do bëhet. Unë i thashë që kam një eksperiencë nga viti 1997, kur Berishën të gjithë e izoluan, ishte më keq se shpallja non grata, kur PD ishte izoluar. Dhe askush nuk besonte se mund ta çonte këtë forcë drejt pushtetit dhe erdhi 2005. E drejta ndonjëherë duket e vështirë në horizont, por nuk është e paarritshme. Procesi ndaj Berishës është iniciuar nga Qeveria", tha Topalli. 

jozefina topalli sali berisha donald trump

Sondazh

Poll