Politike

Kontrolli ndaj Veliajt/ Këlliçi: Spektakël me regji nga Partia Socialiste

Këlliçi shkruan në rrjetet sociale se “spektakli” i ofruar nga SPAK nuk është asgjë tjetër vetëm se pasojë e përplasjeve brenda PS që ai i konsideron si Grup i Strukturuar Kriminal.

6 Dhjetor 2024, 22:10 Nga M.B
Kontrolli ndaj Veliajt/ Këlliçi: Spektakël me regji nga Partia
Belind Këlliçi

TIRANA- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me kontrollet e ushtruara sot nga agjentët e BKH-së nga banesës së kryebashkiakut Erion Veliaj dhe zyrave të bashkëshortes së këtij të fundit. Këlliçi shkruan në rrjetet sociale se “spektakli” i ofruar nga SPAK nuk është asgjë tjetër vetëm se pasojë e përplasjeve brenda PS që ai i konsideron si Grup i Strukturuar Kriminal. Sipas tij, SPAK vetëm ekzekuton porositë.

“Kushdo që mendon se pas show-ut të sotëm, SPAK po bën drejtësi, GABON! Spektakli i sotëm, me regji të paralajmëruar, është thjeshtë çështje e përplasjevë të brendshme në Grupin e Strukturuar Kriminal, që formalisht quhet PS! Ky është thjesht një dorëzim i kontrolluar i Edi Ramës! SPAK vetëm ekzekuton porositë”, shkruan Këlliçi.

Kontrolli ndaj Veliajt/ Këlliçi: Spektakël me regji nga Partia

belind këlliçi

Sondazh

Poll